Flash

Basha ngre një dolli për gazetarët (FOTO)

Lapsi.al 7 January 2019
Basha ngre një dolli për gazetarët (FOTO)

Në 28-vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur një dolli për të gjithë gazetarët. Duke vlerësuar profesionin fisnik, kreu i demokratëve garantoi se PD do të jetë në krah të çdo gazeari për çdo betejë të tyre.

"Uroj të gjithë gazetarët, duke e parë gotën gjysmë plot dhe të gjithë bashkë ta mbushim këtë gotë, jo me të zezat që ky regjim ka derdhur ndaj mediave, por me të mirat dhe qëndresën e tyre. Garantoj në emër të PD se PD do të jetë në krah të tyre. Për ne nuk ka vijë ndarëse midis dallëndyshes së parë të fjalës së lirë, RD dhe çdo gazetari që vazhdon të ushtrojë këtë mision fisnik dhe sfidues. Duke ju garantuar për mbështetjen tonë totale, në të gjithë betejat personale, institucionale kombëtare dhe ndërkombëtare më lejoni të ngre një gotë për shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja, në nderim të profesionit tuaj fisnik. Qoftë ky një shembull për të gjithë gazetarët e vendit. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një vit të mbarë për lirinë e medias", tha Basha.

Të këshilluara

Henri Çili shet gazetën Mapo

Prej ditësh qarkullonin fjalë, por tashmë është fakt. Gazeta e përditshme Mapo e themeluar në 2010 nuk do të jetë më nën drejtimin e Henri Çilit apo Institutit ...

17:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI