Flash

Besnik Mustafaj: Rama duhej të kishte zgjedhur Veton Surroin si Ministër të Jashtëm

Lapsi.al 7 January 2019
Besnik Mustafaj: Rama duhej të kishte zgjedhur Veton Surroin si

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur për një sërë çështjesh nga ndryshimet në qeveri, mos-dekretimin e shkarkimit të Bushatit nga Presidenti Ilir Meta si dhe protestën e studentëve, të cilët janë rikthyer sot sërish në shesh pas pushimeve të dimrit. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Mustafaj tha se Rama nuk ka dhënë asnjë argument politik për largimin e Bushatit nga posti i ministrit.

Duke komentuar deklaratat e ish-homologut grek të shprehura për Ditmir Bushatin, Mustafaj tha se argumentet përdorura nga Nikos Kotzias nuk janë në favorin e tij. Për Mustafajn, emri i zgjedhur nga Rama për të pasur Bushatin nuk është një figurë dhe një staturë me profil të qartë. Sipas tij, nëse do të ishte një zgjedhje e duhur në krye të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, emri i duhur do ishte ai i Veton Surroit.

“Kryeministri duhet te japë argumenta politikë. Shkarkimi i Bushatit, Rama nuk dha argumenta politike. Mata ka shprehur rezerva serioze për dekretimin e Gent Cakajt. Meta mund ta shtyjë drejt reflektimit me Ramën. Janë dy argumente që dha Kotzias, të cilët nuk i shërbejnë Bushatit. E para tha për Kosovën. Mes ministrit dhe Ramës nuk ka patur mosmarrëveshje për Kosovën. Ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë se sa dinjtoz ka qenë ministri i jashtëm me Greqinë.

Nuk kam asnjë skenar dhe nuk e njoh Cakajn. Unë besoj se duhet të ishte një njeri me shumë ndikim dhe me njohuri. Rruga për negociatat nuk është vetëm çështje teknike, por varet prej shumë agjencive. Nëse do të merrte një personalitet nga Kosova, mund të merrte një njeri të staturës së Veton Surroit.

Nuk kam asnjë kundërshtim në parim, sepse ky është një shtetas shqiptar. Ky e tregon papjekurinë e tij, që kur e pranoi postin. Që këtu e bën aktin e papërgjegjshmërisë dhe e dyta shpërndan kartëvizitën e ministrit. Ka dy hapa kushtetues për të arritur defakto tek posti. Nuk jam i gëzuar dhe duket një papërgjegjshmëri që ka bërë Rama. Zgjedhja e ministres së arsimit është në këtë hulli. Adekuate është vetëm zgjedhja e Erion Brace, të tjerat janë zgjedhje amatore”, tha Mustafaj.

Gjithashtu publicisti shqiptar foli edhe për protestën, ndërsa tha se studentët kanë treguar dhe po tregojnë se janë të palëkundur në kërkesat e tyre.

“Studentët janë të vendosur për të arritur objektivat e tyre. Ata janë mosbesues ndaj politikës, por janë mosbesues edhe ndaj grupeve të tjera.”, shtoi ai.

Të këshilluara

Basha ngre një dolli për gazetarët (FOTO)

Në 28-vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur një dolli për të gjithë gazetarët. Duke vlerësuar profesionin fisnik, k...

19:54

Henri Çili shet gazetën Mapo

Prej ditësh qarkullonin fjalë, por tashmë është fakt. Gazeta e përditshme Mapo e themeluar në 2010 nuk do të jetë më nën drejtimin e Henri Çilit apo Institutit ...

17:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI