Flash

Gara për Prokurorinë Speciale/ Zëri i Amerikës: Një hap larg hapjes së "FBI-së shqiptare"

Lapsi.al 7 January 2019
Gara për Prokurorinë Speciale/ Zëri i Amerikës: Një hap

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për anëtarët e Prokurorisë speciale, (SPAK) e cila së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Prokuroria speciale do të përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët do të duhet të plotësojnë një sërë kriteresh strikte.

Përveç faktit që duhet të kenë një eksperiencë së paku 10 vjeçare dhe do të duhet të kalojnë procesin e rivlerësimit, prokurorët e SPAK-ut duhet gjithashtu të bien dakord që llogaritë e tyre bankare dhe komunikimet e tyre elektronike dhe telefonike, t’i nënshtrohen kontrolleve periodike, pa qenë nevoja që të jepet më parë autorizim, siç ndodh në rastet normale.

Të njëjtës procedurë do të duhet t’i nënshtrohen dhe familjarët e afërt, fëmijët dhe bashkëshorti ose bashkëshortja, apo të tjerë që jetojnë me ta për një periudhë të caktuar kohe. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi sot të lerë një afat kohor, 30 ditor, për kandidatët që janë të interesuar për të qenë pjesë e Prokurorisë speciale.

Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane. /VOA

Të këshilluara

Sulmohet ambasada amerikane në Athinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të ditës së sotme nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi u krye në hyrje të ...

13:01

Rama: Protesta shembullore po merret peng

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të studentëve. Mbyllja e dyerve të universiteteve në formë simbol...

12:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI