Flash

Nis mbledhja për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët 1 muaj kohë

Lapsi.al 7 January 2019
Nis mbledhja për krijimin e Prokurorisë së Posaçme,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen për hapjen e garës për vendet vakante për Prokurorinë e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK.

Për këtë prokurori und të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë patur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do zgjidhen prokurorët me kriteret më të mira dhe dorëzimi i dokumenteve pritet të bëhet brenda 1 muaji.

“Emërimi i prokurorëve për prokurorinë e posaçme është rritje në detyrë. Do të zgjidhen prokurorët me kriteret me të mira profesionale dhe morale për të qënë anëtar i SPAK. Magjistrati duhet të ketë ushtruar profesionin për 10 vite dhe të mos ketë marrë masë disiplinore. Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP dhe duhet të ketë kaluar proçesin e rivlerësimit. Aplikimi s’do bëhet vetëm online, por dokumentet mund të nisen  edhe me postë” - u shpreh kreu i KLP.

Në rendin e ditës jane edhe kërkesat e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u kthyer në punë tek Krimet e Rënda, si dhe projektvendimi për kontrollin e figurës për prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI