Flash

Studenti: Vajza e deputetit të PS u përpoq të ndalte protestën

Lapsi.al 7 January 2019
Studenti: Vajza e deputetit të PS u përpoq të ndalte

Një student, në një lidhje direkte për News 24 është shprehur se vajza e deputetit të PS-së në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreut, ka tentuar prej disa ditësh të ndalë protestën e sotme. Sipas tij, vajza e deputetit socialist ka bërë thirrje për organizimin e një koncerti te Korpusi gjatë ditës së sotme, por studentët nuk kanë pranuar të marrin pjesë. ‘Nuk ia doli, pasi nuk e hamë sapunin për djathë’, u shpreh studenti në lidhje me këtë përpjekje për t'i ç'fokusuar.

"S’do bëjmë siç bën Lali Eri, kur fton dikë në koncert. Thirrja jonë për bojkot total, ka bërë që shumë studentë nga rrethet mos të vijnë në Tiranë. Ne kishim sot një axhendë, që të mblidheshim në orën 8-10 tek fakultetet. Më pas në 10 do mblidheshim para Kryeministrisë. S’e çfarë do ndodh më pas, kjo do të jetë spontane. Shpresojmë që kryeministri Edi Rama të reflektojë dhe të dojë Shqipërinë”, shtoi më tej ky student.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI