Flash

Studentja: Jemi kërcënuar me telefonata anonime, disave i kanë bllokuar rrjetet sociale

Lapsi.al 7 January 2019
Studentja: Jemi kërcënuar me telefonata anonime, disave i kanë

Studentët kanë mbyllur dyert e fakulteteve me zinxhirë dhe dry ditën e sotme.  Ky reagim i tyre ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj atyre që i kanë kërcënuar me telefonata apo i kanë vjedhur adresat e profileve të tyre në rrjetet sociale.

Një prej studenteve më aktive gjatë protestës, Vjosana Kokla, është shprehur: "Simboli i mbylljes së portave me zinxhirë ka qenë si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur dje në darkë. Shumë studentë janë kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale. I them atij që e ka bërë që po lufton në mënyrë shumë të ulët me disa studentë që nuk po kërkojnë gjë tjetër veç të drejtës së tyre. Kemi të drejtën tonë të protestojmë. Studentët nuk janë penguar të hyjnë në mësim, njëra portë ka qenë e hapur, dy janë mbyllur. Studentët kanë rëndë dakord që do të ketë bojkot total. Nuk ka asnjë student që ishte për mësim. Mos të vazhdojnë me kërcënime. Kemi akuzuar pedagogët brenda Fakultetit për korrupsion dhe nuk është bërë asgjë deri më sot. Nuk ka reaguar as dekani, as rektori, as kryeministri".

Sa i takon plotësimit të 8 pikave nga kryeministri, studentja shprehet se do të vazhdojnë të luftojnë për realizimin e tyre.

"Kryeministri thotë se janë plotësuar 8 pikat. Asnjë pikë nuk është plotësuar. I them Kryeministrit se pa rritur buxhetin dhe pa bërë vettingun  akademik, do vazhdojmë akoma të luftojmë për ato 8 pika", u shpreh Vjosana.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI