Flash

Gjiknuri vazhdon inspektimin në autostradën Tiranë-Durrës

Lapsi.al 7 January 2019
Gjiknuri vazhdon inspektimin në autostradën Tiranë-Durrës

Ndonëse është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro po inspektojnë punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar, për ndërtimin e dy tombinove që zgjidhin problemin e përmbytjeve.

“Jemi në autostradën Tiranë-Durrës, pjesa nga Caza Italia deri tek mbikalimi i Kasharit. Jemi duke bërë një ndërhyrje për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur vitin e kaluar. Është bërë një studim hidrik për gjithë këtë pjesë të autostradës dhe ka rezultuar si nevojë emergjente vendosja e dy tombinove. Këto dy tombino bashkë me pastrimin e kanaleve do të bëjnë të mundur që sasia e reshjeve në maksimumin e tyre të mos krijojë më përmbytje në autostradë. Është një projekt i bërë në kuadër të programit të qeverisë për mirëmbajtjen e rrugëve. Punimet po bëhen tani sepse nuk dëshironim të bëheshin gjatë Dhjetorit për shkak të trafikut të rënduar të festave”, u shpreh drejtori i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro.

Damian Gjiknuri u shpreh se ky investim që po bëhet në autostradë do të zgjidhë problemin e përmbytjeve. Ai i ka kërkuar ndjesë qytetarëve e për trafikun e krijuar për shkak të këtyre punimeve.

“Pra merr zgjidhje çështja e përmbytjeve që ndodhnin në këtë zonë sa herë kishte reshje intensive të shiut. Me këtë investim ne evitojmë pjesën më të madhe të këtij problemi me të cilin qytetarët u ndeshen jo vetëm vjet por edhe më parë. Investimi është në kuadër të programit rehabilitues të rrugëve. Kërkojmë ndjesë për ndonjë pengesë që mund të krijohet gjatë këtyre ditëve në trafik por kjo është e domosdoshme për të evituar probleme edhe më të mëdha.

Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë në këtë rast. Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro. Një vlerë e cila nuk ishte menduar më parë për mirëmbajtjen e rrugëve. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparimin e disa akseve kryesore. Edhe gjatë ditëve me reshje dëbore0 u vu re se programi i mirëmbajtjes po funksionon shumë mirë. Në total janë 250 kilometra ku është ndërhyrë për rehabilitim, rikonstruksion e rregullim shtresash asfaltike”, theksoi ministri Gjiknuri.

Vlera e këtij investimi arrin shumën 342,000 euro pa Tvsh.

Të këshilluara

Sulmohet ambasada amerikane në Athinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të ditës së sotme nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi u krye në hyrje të ...

13:01

Rama: Protesta shembullore po merret peng

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të studentëve. Mbyllja e dyerve të universiteteve në formë simbol...

12:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI