Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Detajet/ Si u grabit 200 mijë euro mall në argjendarinë e qendrës tregtare në Tiranë

Lapsi.al 8 January 2019
Detajet/ Si u grabit 200 mijë euro mall në argjendarinë e

Një dyqan i njohur argjendarie ka rënë pre e një sulmi grabitësish në kryeqytet. Mësohet se disa persona të maskuar kanë grabitur mbi 200 mijë euro mall në një argjendari në një qendër tregtare në periferi të kryeqyteti, në zonën e Kasharit. Sipas informacioneve jo zyrtare, grabitja ka ndodhur më datë 2 janar 2019, por policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen. Hetimet për këtë rast vijojnë, por detajet mbeten të pakta. Mësohet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë autorët kanë hyrë duke çarë murin rrethues gjatë natës dhe pa u pikasur nga rojet kanë arritur të kryejnë grabitjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arqipeshvia e Shkodrës letër deputetëve

Arqipeshvia metropolititane në Shkodër i drejtohet me kërkesë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut, sipas të cilit "P...

19:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI