Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Dyfishohet çmimi në pesë ditë: Bayern Mynih 40 milionë stërlina për një adoleshent

Lapsi.al 8 January 2019
Dyfishohet çmimi në pesë ditë: Bayern Mynih 40

Në harkun e pak ditëve cmimi i Callum Hudson-Odoi është dyfishuar në merkato dhe fajin e ka Bayern Mynih, që për adoleshentin e Chelsea e ka më shumë se seriozisht. 18 vjecari, sulmuesi anësor i londinezëve, ndiqet nga klubet e mëdha europiane, por bavarezët duan ta mbyllin historinë sa më shpejt, pa i lënë kohë negociatave të rivalëve, që mund ti komplikojnë rrugën.

Sipas shtypit anglez, klubi gjerman, që ofroi fillimisht 20 milionë stërlina, por u refuzua, shpejtoi të bënte lëvizjen e dytë, duke marrë përgjigje negative nga Blues edhe për 30 milionë stërlina, në pesë ditë ka bërë edhe ofertën m të fundit që e ka vendosur në pole position në garën për talentin anglez: 40 milionë stërlina për Hudson-Odoi që në verë refuzoi propozimin e rinovimit të kontratës me Chelsea, që skadon në qershor 2020.

"Është një lojtar shumë i ri dhe ka një të ardhme të madhe me Kombëtaren dhe Chelsea. Mendoj se gjëja më e mirë për të është të qendrojë këtu", ka thënë për të tekniku Maurizio Sarri. Por Hudson Odoi, që në këtë sezon ka koleksionuar shtatë prezenca me skuadrën e parë në Premier League e Kupa, duket i vendosur të largohet nga Blues, sepse kërkon më tepër hapësirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI