Flash

Vrasja në Ballsh/ Fëmijët e çiftit të konfliktuar dërgohen në fshatin SOS

Lapsi.al 8 January 2019
Vrasja në Ballsh/ Fëmijët e çiftit të konfliktuar

34-vjeçari Gazmend Musta vrau në fillim të këtij viti bashkëshorten e tij Gentianën dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushin.

Kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj ka treguar në lidhje me 2 fëmijët e çiftit si dhe për gjendjen e vështirë ekonomike të familjarëve të dy vajzave.

Pas trajtimit që i është bërë fëmijëve nga një punonjës social dhe nga një psikolog, ata janë dërguar për të qëndruar në fshatin SOS.

 “Ngjarja na ka tronditur të gjithëve. Nuk kishte ndodhur më parë. Jemi të shokuar dhe na janë dashur ditë të marrim veten. Është një dramë për fëmijët që kanë përjetuar tmerrin në shtëpinë e tyre. Pasi kreu aktin, autori i ka çuar fëmijët në polici, ku edhe kanë qëndruar në praninë e psikologut. Më pas fëmijët janë dërguar në fshatin SOS.  Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës.  Ata ende nuk e dinë çfarë ka ndodhur", tha ai.

Kryebashkiaku i Mallakastrës ka treguar dhe për gjëndjen shpirtërore e ekonomike të familjarëve të dy vajzave të vrara.

 “Gjendja tek familjarët e dy vajzave është e rëndë. Të gjithë kanë përjetuar një dramë. Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit. Por tani është mirë.  Duke qënë se familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë për t’i hequr një pjesë të shpenzimeve të varrimit."

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI