Flash

Çfarë do të ndodhë në filmin e ri të Marvel, ‘Captain Marvel’

Lapsi.al 9 January 2019
Çfarë do të ndodhë në filmin e ri të Marvel,

Në filmin “Captain Marvel” roli kryesor i është ndarë një femre superheroine, të cilën e luan Brie Larson.

Ngjarja është vendosur në vitet e nëntëdhjeta dhe përcjell protagonisten Carol Danvers (Brie Larson) që bëhet ndër superheronjtë më të fuqishëm në gjithësi.

Në paraqitjen e re të shkurtër, Carol e zbulon Nick Furyn (të cilin e luan Samuel L. Jackson) dhe kupton se në Tokë jetojnë jashtëtokësorë të quajtur Skrull. Po ashtu, ajo duhet t’ia dëshmojë Furyt se nuk është një Skrull.

Mentorin e saj dhe liderin e njësisë elitare Starforce e portretizon Jude Law. Interesant këtë film e bën fakti se flet për qëndrimin e superheronjve.

Anna Boden dhe Ryan Fleck janë regjisorë të filmit, të cilët kanë bashkëpunuar edhe në shkrimin e skenarit me Meg LeFauve, Nicole Perlman, Geneva Robertson-Dworet, Liz Flahive e Carly Mensch.

Filmi i ri aksion me një personazh femëror në rolin kryesor, paraqet reagimin e Marvelit ndaj hitit të DC Comics, “Wonderwoman”, që rezultoi shumë i suksesshëm.

Premiera e “Captain Marvel” është caktuar për datën 8 mars të këtij viti.

Të këshilluara

Sekretet e lidhjes së Kim dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West janë shpesh në faqet e para të portaleve, por shumë rrallë për skandale në martesën e tyre. Nëse shohim pak me kujdes, e gjithë më...

16:01

'Bad Boys 3', së shpejti kinema (Foto)

“Bad Boys”, seria e tretë e të cilit do të quhet “Bad Boys For Life” do të ketë për protagonsitë dyshen ikonike Will Smith dhe Martil Laërence. Nuk do të m...

14:35

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI