Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Rikthehen përplasjet në Akademinë e Shkencave, Fuga: Puç institucional!

Lapsi.al 9 January 2019
Rikthehen përplasjet në Akademinë e Shkencave, Fuga: Puç

Asambleja e Akademisë së Shkencave do të mblidhet të enjten për të caktuar datën dhe ngritjen e komisionit që do të administrojë procesin e zgjedhjes së kryesisë së re, që nga shpallja e kritereve të platformës deri te procesi i votimit të kandidatëve.

Pavarësisht se ende Ministria e Arsimit nuk ka miratuar një platformë përfundimtare për reformimin e Akademisë së Shkencave, akademikët do zhvillojnë zgjedhje me mënyrat e vjetra.

Akademiku Artan Fuga e ka quajtur puç institucional mbledhjen e 10 Janarit, pasi sipas tij bie ndesh me Statutin dhe vendimet e mëparshme të Asamblesë.

Profesor Fuga shprehet se kjo mbledhje është një tentativë për ta marrë peng Akademinë e Shkencave nga individë të caktuar. Pas presionit të bërë nga Kryeministri Rama për reformimin e Akademisë së Shkencave ose përndryshe do të bllokoheshin financimet, Ministria e Arsimit ngriti një grup punë të udhëhequr nga Skënder Gjinushi. Grupi i punës hartoi platformën për reformimin e Akademisë në kushtet e mbijetesës së institucionit.

Por Artan Fuga ka shpalosur një draft alternative me 33 pika, për të cilën Kryeministri Rama ka kërkuar që të integrohet në platformën përfundimtare për reformimin e këtij institucioni.

Fuga është shprehur se platforma që ka prezantuar grupi i punës nuk e reformon Akademinë , por përkundrazi e kalbëzon atë. Në projektin e tij Fuga fillon ndryshimin që në emërtimin e institucionit, ku propozon që të quhet “Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik”. Sipas tij duhet të ndahet Asambleja me administratën e Akademisë. Madje propozon që të hiqet posti i sekretari i Akademisë (post që e mban Vasil Tole) dhe në vend të tij të emërohet Kancelari, jo akademik, që do të jetë administratorë financat.

Fuga kërkon që akademiku të dalë ne pension , 2 vjet pasi marrjes së titullit profesor, ndërsa titulli honorifik ruhet për gjithë jetën. Në lidhje me pagesën e Akademikëve, thuhet se duhet të realizohet sipas vëllimit dhe cilësisë së punës, jo automatikisht. Pika 19 nuk lejon që një person që ushtron detyra funksionale në politike nuk mund të ketë statusin e akademikut, ndërsa zv/kryetari duhet të zgjidhet nga Kryesia dhe jo nga Asambleja.

Anëtarët e Akademisë duhet të propozohen nga komuniteti i strukturuar i kërkueseve shkencorë të vendit, si dhe duhet të jetë shtetas shqiptarë. Fuga ndër të tjera propozon autonominë financiare të Akademisë, me anë të buxheteve të shërbimeve dhe projekteve.

Për këtë situatë të krijuar, Akademiku Artan Fuga bën fajtore Ministrinë e Arsimi e cila sipas tij po zvarrit procesin qëllimisht që të mos dalë me një platformë përfundimtare. Por kur vendi kërkon nga Akademia e Shkencave studime dhe strategji, pas një qetësie disa mujore, është rikthyer sërish furtuna e akuzave mes akademikëve ku hedhin akuza për njëri-tjetrin për platforma të kalbëzuar dhe plagjiatura.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI