Flash

Video/ Lazio, festa e përvjetorit që u kthye në luftës guerrile mes tifozëve dhe policisë: shtatë policë të plagosur

Lapsi.al 9 January 2019
Video/ Lazio, festa e përvjetorit që u kthye në luftës

Ashtu sic do vit, tifozët e Lazio janë mbledhur në sheshin Liria për të festuar përvjetorin e klubit të themeluar pikërisht në 9 janar 1900. Vetëm se këtë herë, festa me rreth 2500 persona është transformuar në luftë guerrile me policinë. Një grup tifozësh ultras, me fytyrë të mbuluar, është vecuar nga pjesa tjetër dhe ka nisur të hedhë shishe kundër policisë që është përgjigjur menjëherë me tymuese. Për momentin blinaci është shtatë policë të plagosur dhe tre të ndaluar.

Në event, surprizisht, ka marrë pjesë edhe presidenti Claudio Lotito. "Urimet që i bëj Lazios është që të arrijë të rifitojë një rol të rëndësishëm. Shoqërià nuk ka asnjë interes të dobësohet apo forcohet në këtë moment. Ajo që do të jetë e mundur të bëhet në merkato do të bëhet. Edhe tifozët duhet të jenë të bashkuar për të mundur të arrijmë atë që kemi vendosur si objektiv", ka thënë numri 1 i klubit për Romatoday.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI