Flash

Video/ Një kampion bote për Bayern Mynih: zyrtare, por…

Lapsi.al 9 January 2019
Video/ Një kampion bote për Bayern Mynih: zyrtare, por…
Bayern Mynih bën goditjen e madhe në merkato, duke firmosur me Benjamin Pavard, kampion bote me Francën në Rusi 2018. Mbrojtësi i djathtë, një nga zbulimet e Botërorit, do të marrë krahun ku dikur luante legjendari Philipe Lahm. Me një tweet të thjeshtë, por krenar, bavarezët kanë lajmëruar blerjen e mbrojtësit që do ta mbyllë sezonin me Stuttgart. Pavard prezantohet tek gjigantët bavarezë me statusin e kampionit të botës dhe me kartvizitën e një goli spektakolar në Rusi, atë në gjysëmfinalen kundër Argjentinës. Aq sa për të dhënë idenë se cfarë lojtari kanë vënë nën kontratë Bayern… https://www.youtube.com/watch?v=b92l9ox9fVc Kjo ka qenë edhe lëvizja që kanë nxjerrë jashtë loje Napolin, që e ndoqi gjatë 22 vjecarin francez: "Mund të konfirmoj se Pavard do të mbërrijë në Allianz në 1° korrik 2019 – është shprehur Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Mynih -. Ka firmosur një kontratë pesë vjecare. Është një lojtar i ri dhe kampion bote, jemi të lumtur dhe krenar që u treguam të aftë të merrnin një lojtar të tillë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI