Flash

Aprovohet kërkesa e Inter: kundër Sassuolo, tifozë do të jenë fëmijët

Lapsi.al 10 January 2019
Aprovohet kërkesa e Inter: kundër Sassuolo, tifozë do të

Inter e ka të dënuar fushën pa tifozë, për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Napolin, por kundër Sassuolos do të bëhet një lëshim. Në fakt, për ndeshjen e programuar të shtunën në 19 janar e të vlefshme për javën e parë të fazës së dytë, dyert e San Siro nuk do të jenë të mbyllura. Shoqëria zikaltër, ka marrë aprovimin nga Federata italiane e futbollit (Figc) për të mbushur unazën e parë të stadiumit me fëmijë të akademisë së Inter dhe qendrës sportive të Milanos, por jo vetëm.

Pas skualifikimit të vendosur nga Gjykatësi Sportiv për episodet e Inter-Napoli, ka ardhur edhe inkurajimi i presidentit Gravina, për kërkesën e bërë nga klubi zikaltër pak ditë më parë, që në qëllim kishte dhënien e një mesazhi të rëndësishëm kundër dhunës.

Inter ka shtuar kontaktet me shkollat fillore të Milano, në mënyrë që ti vendosë në dispozicion biletat për ndeshjen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI