Flash

Flet Basha: Hetim për informacionet që ka pasur në dorë Gent Cakaj

Lapsi.al 10 January 2019
Flet Basha: Hetim për informacionet që ka pasur në dorë Gent

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për lënien pa certifikatë sigurie të Gent Cakës si zv.ministër i Jashtëm. Basha thotë se është e papranueshme që ai ka qëndruar në një pozicion të rëndësishëm shtetar pa u pajisur nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

“Papërgjegjshmëria politike e Ramës për të dërguar fillimisht një ushtarak si ministër ishte e papranueshme. Tani është dërguar një person që ka thyer ligjin për informacionin e klasifikuar. Në këtë vend ku skandalet plasin çdo ditë ky mund të duket i vogël, por kjo është shumë e rëndë. Në veçanti në momentin që ne jemi anëtarë të NATO-s ne nuk mund të kemi ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet e sigurisë. Si ministër i jashtëm ai ka thyer ligjin për tu pajisur me certifikatë sigurie.

Unë i marr të mirëqena ato që thotë presidenti i Republikës. Sot informacioni ka një rëndësi të veçantë dhe si mund të lejojmë një person të tillë. Është e papranueshme që DSIK e ka lejuar këtë person në zyrat e shtetit pa certifikatë sigurie. Ndaj duhet një hetim i thellë për këtë çështje për të parë se çfarë informacionesh ka pasur në dorë ky njeri gjatë qëndrimit si zv.ministër i Jashtëm” – tha Basha ne emisionin "Opinion". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI