Flash

Icardi e Inter, në mes është Wanda, por kapiteni e bën të qartë nga cila anë është

Lapsi.al 10 January 2019
Icardi e Inter, në mes është Wanda, por kapiteni e bën
"Rinovimi im do të bëhet në momentin kur Inter të më japë një ofertë ashtu si duhet dhe konkrete". Kjo është mënyra me të cilën sulmuesi argjentinas mbyll polemikat dhe mesazhet në rrjetet sociale, përmes një postimi në Instagram. Pasi sulmoi një pjesë të shtypit italian, fajtor sipas tij se ka shkruar të pavërteta, vjen goditja për klubin:" Vetëm atëherë mund të flitet për rinovim, me të vërteta pa aluduar gënjeshtra që janë shpërndarë deri më sot". Në fakt, saktësimi i bërë nga Icardi ka ardhur pas dy mesazheve të tjerë në tëitter, në të cilat argjentinasi i kishte dërguar një sinjal të rëndësishëm Inter pas fjalëve të gruas së tij Ëanda Nara mbi temën e rinovimit, duke marrë pozicion kundër kujt kishte evidentuar një vendim të pretenduar të klubit se dëshironte të negocionte rinovimin e kontratës me një tjetër agjent. Besimi i tij tek Wanda është total, linja e saj është edhe e tij dhe bashkëpunimi i tyre është i destinuar të vazhdojë deri në fund të karrierës së tij. Të bashkuar në mbrojtje të interesave të përbashkët: "Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me punën që kemi bërë deri tani. Për këtë - ka shkruar Icardi - do të jetë gjithnjë Wanda që do të kujdeset për interesat e mia, tonat, deri në fund të karrierës".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI