Flash

Kjo është deklarata e Gent Cakajt, që e pengoi të bëhej Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Lapsi.al 10 January 2019
Kjo është deklarata e Gent Cakajt, që e pengoi të bëhej

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka pranuar ta dekretojë të riun nga Prishtina, Gent Cakajn, kryediplomat të Shqipërisë. Meta e ka quajtur Cakajn të papërvojë, ndërsa në arsyetimin e mosdekretimit ka përmendur edhe deklaratat e tij pro korrigjimit të kufijve të Kosovës. Meta, në letrën e tij, i ka shpjeguar Edi Ramës pse e refuzoi emërimin e Cakajt, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Sipas Metës, Cakaj në angazhimin e tij si zëvendësministër i së njëjtës ministri ka treguar mungesë përvoje.

Tutje, qëndrimi i Cakajt për temën e korrigjimit të kufijve të Kosovës është marrë nga Meta si arsye për mosdekretim të tij.

“Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në letër të Metës, transmeton Gazeta Express.

Cakaj është cituar në letrën e presidentit të Shqipërisë për qëndrimin e tij rreth temës së korrigjimit të kufijve ku kishte thënë:

“Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”.

Këtë qasje të Cakajt, Meta e ka konsideruar si destruktive dhe të rrezikshme. Prandaj, ai ka refuzuar që të dekretojë të riun nga Kosova si kryediplomat të Shqipërisë.

Kryeministri Rama që më parë e kishte këshilltar Cakajn, e emëroi atë në vend të ministrit Ditmir Bushatit.

Nga ana tjetër, Meta akoma nuk e ka dekretuar as shkarkimin e Bushatit.

Rama bashkë me Cakajn kishte vendosur që të emëronte ministre të Arsimit, Besa Shahinin, që po ashtu është nga Kosova. /Express/

Të këshilluara

Shkarkohet kryegjyqtari i Shkodrës nga KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep vendimin për Kryegjyqtarin e Shkodrës, Arben Zefi, duke e shkarkuar nga detyra. Ditën e martë Zefi është përballur me ...

14:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI