Flash

Mandzukic në dyshim të fortë për Superkupën: frikësohet Juventus

Lapsi.al 10 January 2019
Mandzukic në dyshim të fortë për Superkupën:

Tek Juventus ka vetëm një shqetësim përpara ndeshjes së rëndësishme të Superkupës së Italisë: Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat ka lënë stërvitjen për shkak të një problem muskular në kofshën e majtë.

Për momentin nuk është ende e qartë shkalla e dëmtimit, por Mandzukic do të humbasë e sigurtë ndeshjen e ardhshme të Kupës së Italisë me Bolonjën dhe është në dyshim të fortë për finalen e Superkupës italiane të mrkurën e ardhshme. Gjendja e sulmuesit do të vlerësohet në ditët e ardhshme nga mjekët bardhezinj.

Afrimi i ndeshjes së madhe në Jeddah, nis kështu me një lajm të keq për teknikun Allegri, që duhet të bëjë me shumë mundësi pa Mandzukic për ndeshjen me Milan. Problem po të mendosh që kroati me Ronaldo e Dybala ka dhënë rezultate shumë të mira.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI