Flash

Metereologët: Në fundjavë ndërpritet shiu, por do rikthehet acari

Lapsi.al 10 January 2019
Metereologët: Në fundjavë ndërpritet shiu, por do rikthehet

Mbi 280 shkolla janë mbyllur në të gjithë Shqipërinë për shkak të përkeqësimit të motit. Meteorologët thonë se nga mesnata deri në të gdhirë të ditës së enjte në zonat e thella malore ka rënë gjysmë metri borë. Sipas sinoptikanëve, moti do të vijë drejt përmirësimit në gjysmën e dytë të muajit janar.

Shkollat ku është pezulluar mësimi janë nga Tropoja e Dibra, deri në Gjirokastër, Korçë e Pogradec. Ndërsa në rajonin qendror, si Elbasan, Tiranë, Lushnjë e Fier, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të shkurtuara. Sipas Ministrisë së Arsimit, në shkollat e mbyllura, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vazhdim. Meteorologët, ndërkohë, bëjnë këtë parashikim.

“Pritet që deri në fundjavë ne të marrim një sasi të konsiderueshme reshjesh dëbore, duke arritur deri në një metër në zonat e thella malore, ndërsa bregdeti do të ketë reshje shiu. Në fundjavë do të ketë ndërprerje të reshjeve, por rënie temperaturash në -8 apo -9 gradë”, - tha Adiola Bani për TCH.

Meteorologia thotë se reshjet janë gjeneruar si pasojë e një sistemi të dendur vranësirash që kanë përfshirë vendin tonë.

“Në gjysmën e dytë të janarit temperaturat do të vijnë drejt rritjes”, - tha meteorologia Bani.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI