Flash

Protesta/ Studentët ngujohen brenda Fakultetit Ekonomik, fiken dritat (VIDEO)

Lapsi.al 10 January 2019
Protesta/ Studentët ngujohen brenda Fakultetit Ekonomik, fiken dritat

Pas takimit në ambientet e Fakultetit Ekonomik nën dritën e qirinjve, studentët kanë vendosur të nisin ngujimin në ambientet e fakulteteve të tyre. Në një deklaratë, ata u bënë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me nismën e tyre.

"Pas shumë mbledhjeve të organizuara, ne si studentë të Fakultetit të Ekonomisë sot fillojmë ngujimin. Kjo është vendosur dhe ne kërkojmë që të bashkohen edhe universitetet e tjera. Ne kemi vendosur të qëndrojmë ditën dhe natën të ngujuar.

Kjo formë nuk është kundër pedagogëve tanë. Qëllimi jonë është plotësimi i atyre tetë pikave. Gjithashtu presim mbështetje nga të gjitha fakultete të tjera me qëllim që kauza jonë të plotësohet sa më shpejt. Të përgjysmohen tarifat edhe për masterin", - thane studentet.

Më herët, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë mungonte energjia elektrike, e cila u ndërpre pak para nisjes së takimit. Studentët thanë se ndërprerja e energjisë nga OSHEE ishte e qëllimshme pasi energjia mungonte vetëm në këtë ndërtesë dhe jo ndërtesat e tjera përreth.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI