Flash

Trashësia e borës shkon 1 metër në Korçë, vazhdojnë reshjet në të gjithë vendin

Lapsi.al 10 January 2019
Trashësia e borës shkon 1 metër në Korçë,

Në disa zona në qarkun e Korçës bora ka arritur trashësinë 1 metër. Aksi Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Pustec-Goricë janë të kalueshëm me shumë vështirësi me zinxhirë.

Shumë nga rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe të pakalueshme. Vithkuq, Lekas, Moglicë, Panarit, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras, Shengjergj, Dardhas, prej mbrëmë janë pa energji.

Në Gjirokastër nuk ka patur reshje bore gjatë natës dhe situata është disi më e mirë vetëm për akset nacionale.

Edhe aksi drejt Kakavijës është i kalueshëm. Mbeten të bllokuara të gjitha njësitë administrative mbi 400 m edhe qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës nuk është i mundur.

Në Bulqizë situata është rënduar këtë mëngjes.

Është bërë tepër e vështirë dalja prej qytetit.

Rruga nacionale Bulqizë-Peshkopi kalohet me shumë vështirësi dhe herë pas herë bllokohet.

Në qytet trashësia e borës shkon deri në gjysmë metri.

Të këshilluara

Pukë/ Pezullohet mësimi nga moti i keq

Reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkullimin në gjithë fshatrat e Pukës. Për pasojë, procesi mësimor ditën e sotme është pezulluar. Edhe qarku i Dibrës ësht...

08:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI