Flash

Tsipras i trembet “Shqipërisë së Madhe”, nuk na duhet një rrezik tjetër si Turqia

Lapsi.al 10 January 2019
Tsipras i trembet “Shqipërisë së Madhe”, nuk na duhet

Në një kohë kur vëmendja më e madhe në Greqi është drejtuar nga miratimi në Parlament i marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë për emrin e ri të kësaj të fundit, Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një dalje televizive ka deklaruar se Greqisë nuk i leverdis shpërbërja e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me frikën se në horizont mund të krijohet mundësia e Shqipërisë së Madhe.

“Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë tonë dhe bizneset tona. Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e ish Republikës Jugaslllave të Maqedonisë dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë. Dhe sigurisht, nuk ka asnjë interes të shpenzojë kapitale diplomatike në një periudhë kur kemi Turqinë një fqinj nevrik i cili përbën kërcënim për Greqinë, ndërsa ish Republika Jugosllave e Maqedonisë nuk përbën kërcënim.” -shprehet Tsipras

Në lidhje me votimin në parlamentin grek të marrëveshjes së Prespës kreu I qeverisë grekë shprehet optimist për votat e nevojshme edhe në rast se ka kundërshtimin e partisë së koalicionit qeverisës Grekët e Pavarur.

“Nuk jam Jesusi dhe nuk di cfare do te ndodhe ne parlament per 151 votat e nevojshme. Nuk besoj se zoti Kamenos do ta rrëzojë qeverinë dhe nuk besoj se do ti vështirësojë planet e qeverisë. Besoj se numrat tregojne se I kemi votat e nevojshme. Nëse grekët e pavarur nuk e mbështesin marrëveshjen e prespës, është treguar e gatshme ta mbështesë partia “potami”.-shprehet Tsipras

Kryeministri shtoi se pas miratimit në parlamentin maqedonas Marrëveshja e Prespës do të kalojë për votim në parlamentin vendas brenda muajit janar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI