Flash

Situatë e tensionuar mes policisë private dhe studentëve në fakultetin Juridik pas mesnate

Lapsi.al 11 January 2019
Situatë e tensionuar mes policisë private dhe studentëve në

Në ambientet e fakultetit të Drejtësisë, ku studentët qëndronin brenda edhe pas mesnate, ka patur një situatë të tensionuar mes tyre dhe policisë private.

Policia private, ka provokuar studentët, të cilët qëndrojnë me orë të zgjatuta të ngujuar në fakultet, duke u munduar t'i shkatërrojë simbolikën e protestës së tyre.

Ndonëse roli i policisë private nuk është vendosja e rregullit të bankave dhe karrigeve, ata kanë marrë sendet e nxjerra jashtë prej studentëve si simbol i protestës, duke tentuar që t'i fusin sërish brenda.

Reagimi i studentëve ka qenë i menjëhershëm.

“Mos i prekni bankat, mos prekni me dore studentet, mos guxoni te prekni vajzat”- dëgjohen ata të thonë.

Ata kanë kërkuar solidarizimin e bashkëmoshatarëve të tyre për të bërë qëndresë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/548178015650280/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI