Flash

Terror në familjen e biznesmenit, i rrëmbejnë djalin dhe 10 mijë €

Lapsi.al 12 January 2019
Terror në familjen e biznesmenit, i rrëmbejnë djalin dhe 10

Persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro. Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se e kanë pritur në hyrje të shtëpisë biznesmenin që operonte prej vitesh në fushën e inerteve. Autorët  kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë me vete edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje. Policia tha se ka ngritur postblloqe në zonën e Shijakut për të kapur autorët.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI