Flash

Moti, sinoptikanët tregojnë kur do të fillojë përmirësimi

Lapsi.al 12 January 2019
Moti, sinoptikanët tregojnë kur do të fillojë

Kur i gjithë vendi është ‘mbërthyer’ nga ulja e ndejeshme e temperaturave, reshjet e dëborës, apo dhe ngricat, lajme të mira vijnë për ditët në vijim. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani pohoi se ditën e nesërme temperaturat do të pësojnë një rritje në mesditë, pavarësisht se mëngjeset janë në vlerat minus.

Po ashtu ajo bëri me dije se duke filluar nga dita e hënë do të ketë një përmirësim të situatës meteorologjike.

“Në zonat malore të Ersekës temperaturat kapin vlerat e minus 10 gradë celsius, ndërsa në qytet -9. Kjo ulje temperaturash ka nisur që mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë në Tiranë temperaturat ishin -1.6 gradë celsius. Dita e sotme është dita më e ftohtë e kësaj jave. Pritet një rritje e lehtë e vlerave termike nesër me 2 gradë. Mëngjesi nesër do të jetë minus -6 deri në – 7 gradë dhe më pas në mesditë do të ketë një rritje deri në 6 gradë. Ditën e hënë do kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat e malore. Ditën e martë do të rriten temperaturat. Kjo situatë do të na shoqërojë deri të premten. Dita e premte sjell rikthim në vlerat normale të dimrit me rritje temperaturash, pasi do të kthehen edhe vranësira”, tha Bani.

Të këshilluara

Moti për fundjavën, ulen sërish temperaturat

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.Kjo situatë do të dominojë në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat mbeten në...

08:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI