Flash

Policia e Shtetit fsheh komunikatat ditore për ngjarjet në vend, shihni formatin e ri të raportimit (FOTO)

Lapsi.al 12 January 2019
Policia e Shtetit fsheh komunikatat ditore për ngjarjet në vend,
Me nisjen e vitit të ri, Policia e Shtetit ka ndryshuar një praktikë të vendosur gjatë viteve të fundit. Çdo ditë në faqen zyrtare bëhej publike komunikata përmbledhëse me të gjitha ngjarjet që raportoheshin nga komisariatet e vendit. Procedimet, ndalimet, arrestimet apo ngjarje të tjera raportoheshin me iniciale, por së paku bëheshin të ditura për publikun. Ndërkohë nga data 6 janar kjo praktikë është stopuar. Policia nxjerr vetëm një raport ditor, ku ngjarjet jepen thjesht si numra, pa iniciale, pa sqaruar se kush bëri çfarë. Çuditërisht brenda këtij raporti ditor futen edhe evente të tjera, vizita apo takime të ministrit ose titullarëve të policisë, që zor se kanë ndonjë interes për publikun. Mospublikimi i komunikatës ditore me të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend, është një hap prapa i Policisë së Shtetit në raport me transparencën ndaj publikut. Edhe në të kaluarën ka pasur akuza nga media dhe opozita se Policia e Shtetit ka mbajtur të fshehta ngjarje të ndryshme. Duket se me praktikën e re të fshehjes së komunikatës ditore, shtohen dyshimet se shumë ngjarje që ndodhin anembanë vendit, do të kalojnë në heshtje dhe mediat e kanë të vështirë për t’i raportuar. ©LAPSI.al 

Si raportoheshin më parë

Si raportohen këtej e tutje 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI