Flash

Prapaskenat/ Cakaj i dorëzoi dorëheqjen Ramës, por ai...

Lapsi.al 12 January 2019
Prapaskenat/ Cakaj i dorëzoi dorëheqjen Ramës, por ai...

Ministri i Jashtëm në tentativë Genti Cakaj mbetet i padekretuar nga Presidenti Meta dhe tashmë që ka kaluar edhe 7-ditëshi i vendosur nga Kushtetuta rrugët e zgjidhjes së ngërçit janë edhe më të pakta. “Panorama” shkruan se 28-vjeçari i ka dorëzuar Kryeministrit Rama dorëheqjen e tij, ndërkohë që do të mbetet në pozicionin e zv.ministrit të Jashtëm.

Sipas të njëjtave burime dorëheqja i ka shkuar me shkrim kreut të qeverisë, i cili nuk e ka pranuar. Cakaj e argumentonte dorëheqjen e tij nga propozimi për ministër të Jashtëm si një mënyrë për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes institucioneve. Edhe ish-ministri i Jashtë, aktualisht kryetar i PDS-së, Paskal Milo, tha se Gent Cakaj e kishte dhënë dorëheqjen.

“Me sa jam në dijeni, zoti Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zoti Cakaj do mbesë në pozitën e zv.ministrit të Jashtëm”, - është shprehur Milo.

Shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici zbardh një pjesë nga takimin mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama.

“Gjatë bisedës që Presidenti Meta ka bërë me Kryeministrin Rama ditën e premte për të qartësuar pozicionin e tij në raport me zotin Cakaj, Presidenti i Republikës i ka propozuar Kryeministrit që, meqenëse zoti Cakaj pretendohet se është kaq i shkolluar dhe lexuar, mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër, por në këto kushte që ndodhemi ne nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente as edhe një çast për të vendosur një njeri si zoti Cakaj në pozicionin e ministrit të Punëve të Jashtme”, - deklaroi shefi i kabinetit, Arben Cici.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI