Flash

Situata nga dëbora, këto janë rrugët ku duhet të bëni kujdes

Lapsi.al 12 January 2019
Situata nga dëbora, këto janë rrugët ku duhet të

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve në vendin tonë pas motit të keq që ka përfshirë thuajse gjithë vendin. Mësohet se në rajonin Jugor qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë, ndërsa në atë verior kryesisht me zinxhirë.

GJENDJA E AKSEVE KRYESORE TË VENDIT

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.

Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.

Domaj-Draj-Rec me zinxhir.

Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.

Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.

Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.

Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

Të këshilluara

Moti për fundjavën, ulen sërish temperaturat

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.Kjo situatë do të dominojë në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat mbeten në...

08:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI