Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Vendimi historik i Uefa: Lovren skualifikohet për fyerje të Sergio Ramos në rrjetet sociale

Lapsi.al 12 January 2019
Vendimi historik i Uefa: Lovren skualifikohet për fyerje të Sergio
Një vendim pa precedent. Uefa ka vendosur të skualifikojë Dejan Lovren për një ndeshje në garat ndërkombëtare për shkak se ka fyer Sergio Ramos në rrjetet sociale. Në epokën e Instagram ndodh edhe kjo: mbrojtësi i Liverpool paguan dënimin sepse ka ofenduar kapitenin e Real Madrid në 15 nëntor, kur Kroacia mundi Spanjën në Ligën e Kombeve. Pas fitores 3-2 të Modric e të tjerëve, Lovren nuk arriti të ndalonte ngazëllimin: "I dhashë një goditje të mirë me bërryl – pranoi ai, duke iu drejtuar më pas spanjollit në mënyrë provokuese – Vazhdo të flasësh, mik...". E në fund, i quajti spanjollët "Një grup femrash". Ky diskutim u ndoq edhe nga një postim tjetër, me një “like” vendosur në foton ku dukej kroati ndërsa kërcente mbi kokën e mbrojtësit spanjoll të Real. Sipas Uefa-s nuk ishte thjesht një nxjerrje dufi, e kjo konfirmohet nga vendimi për të ndëshkuar Lovren se "ka thyer rregullat bazë të sjelljes sportive". Mbrojtësi i Liverpool do të detyrohet kështu të mos luajë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 kundër Azerbaigian.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI