Flash

Durrës/ Stacioni i trenit zhvendoset në Shkozet për një muaj

Lapsi.al 13 January 2019
Durrës/ Stacioni i trenit zhvendoset në Shkozet për një muaj

Është mbyllur përkohësisht stacioni hekurudhor i udhëtarëve në Durrës. Punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza e atyre të larta nga shëtitorja bregdetare “Taulantia” deri në impiantin e përpunimit në Shënavlash aktualisht janë përqendruar në stacionin e trenit, i cili për një periudhë një mujore, që nga kjo fundjavë, do të jetë jashtë funksionit.

Deri në përfundim të tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave Shqiptare ka vendosur që të gjitha nisjet dhe mbërritjet e trenave të udhëtarëve të zhvendosen në stacionin e vogël hekurudhor të Shkozetit.

Burime nga kjo drejtori bënë të ditur se nuk do të ketë ndryshim në oraret e lëvizjes së trenave në drejtim të Elbasanit, Fierit, Shkodrës dhe Kasharit, ndërsa është vënë në dispozicion të udhëtarëve një furgon që mundëson lëvizjen e tyre nga Durrësi në drejtim të stacionit të Shkozetit dhe kthim.

Ndërkohë punimet që po kryhen janë pjesë e një investimi me vlerë 4.2 milion euro, kredi e Bankës Botërore, që pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare dy problematikave në qytetin bregdetar të Durrësit: derdhjes në det të ujërave të zeza te shëtitorja bregdetare dhe përmbytjeve që shkaktohen në rrugën “Skënderbej” dhe afër stacionit të trenit pas çdo rrebeshi shiu në qytet.

Të këshilluara

Rama njoftim për studentët: Nga nesër...

Edi Rama njoftoi në Twitter se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve. ...

14:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI