Flash

Pas grabitjes, flet biznesmeni: Autorët mbanin të veshur uniformë të FNSH-së

Lapsi.al 13 January 2019
Pas grabitjes, flet biznesmeni: Autorët mbanin të veshur uniformë

Të tjera detaje dalin nga grabitja e ndodhur pak ditë më parë në Shkozet të Durrësit në familjen e një biznesmeni.

Familja e biznesmenit Elton Kelmendi ka rënë pre e grabitjes. Atyre u janë vjedhur rreth 10 mijë euro pasi janë lidhur më parë prej grabitësve.

Sipas deklarimeve të dhëna për grupin hetimor, biznesmeni është shprehur se nuk ka arritur të njohë asnjë prej 3 autorëve, pasi mbanin të veshur uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe kapuçë.

Fillimisht, ata kanë lidhur çiftin e bashkëshortëve dhe djalin e tyre, ndërsa më pas kontrolluan në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Pasi kanë marrë shumën e parave, në dalje kanë marrë me vete dhe djalin e mitur, por sapo kanë dal në rrugën kryesore, ata e zbritën atë nga makina. I frikësuar ai u kthye në banesë ku gjeti prindërit të lidhur.

Dyshimet lidhen me persona të afërt të familjes Kelmendi, që kanë patur dijeni për shumën e parave që biznesmeni ka patur në banesë.

Mësohet se kanë qenë 3 persona të armatosur dhe të maskuar, ata që kanë kryer grabitjen. Banesa e biznesmenit mësohet se ndodhet pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet.

Po ashtu, mësohet se policia ka shoqëruar 15 persona për t’i pyetur rreth ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI