Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Robert ‘Hulk’ Lewandowski! Në fillim ndryshon "look", pastaj… skuadër?

Lapsi.al 13 January 2019
Robert ‘Hulk’ Lewandowski! Në fillim ndryshon "look",

Robert Lewandowski ka pësuar një transformim të madh pas festave të fundvitit e nëse të gjithë shtojnë peshë në këtë periudhë, polaku ka shtuar muskuj. Sigurisht duke qenë profesionist e ka patur vëmendjen në parametrat fizikë e meqenëse luan në Gjermani koefiçienti i vështirësisë rritet: në Gjermani pushimi dimëror është veçanërisht i gjatë, edhe krahasuar me kampionatet e tjera. Duke parë rezultatet duket sikur festat e fundvitit Robert Lewandowski i ka kaluar... në palestër!

https://twitter.com/btsportfootball/status/1084117818709340162?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1084117818709340162&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.ilposticipo.it%2Fcalcio%2Fla-rivincita-di-robert-hulk-lewandowski-prima-si-rifa-il-look-e-poi-cambia-squadra%2F

I përqendruar, shpërthyes dhe muskuloz. Bayern Munich i gëzohet një Lewandowski të ri: sipas asaj që raporton Sportbible, muskujt e polakut kanë tërhequr shumë vëmendjen sidomos duke pasur parasysh versionin e mëparshëm të sulmuesi. Jo se lojtari ka qenë ndonjëherë jashtë formës apo diçka të tillë, por një biceps i kësaj madhësie nuk ishte parë kurrë më parë në Bavari. Një transformim që e bëri shtypin gjerman të flasë: "Me sa duket, Lewandowski i ka kaluar pushimet dimërore në palestër. Çdo minutë". Në fakt...

https://www.instagram.com/p/BlCrsxgHJc7/?utm_source=ig_embed

Transformimi i polakut duket befasues sidomos nëse shohim fotot e tij të verës së kaluar: pra frekuentimi i konstant i palestrës ka shërbyer. Në fillim një "look" i ri... pastaj një skuadër e re? Këtë vit Lewa po bën gjëra të mëdha për Bayern, siç tregojnë 22 golat e shënuar në 28 ndeshje, por deri para pak muajsh është folur për një të ardhme të lojtarit larg Bavarisë, sipas deklaratave të agjentit të tij Pini Zahavi: "Robert ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierën e tij. Drejtuesit e Bayern janë të vetëdijshëm". Por ndërkohë po shijojnë muskujt e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI