Flash

Dalin përgjimet e ish-drejtorit të Burgjeve, shihni si ndan Rama vendet e punës në shtet për militantët (VIDEO)

Lapsi.al 14 January 2019
Dalin përgjimet e ish-drejtorit të Burgjeve, shihni si ndan Rama

Zëri i Amerikës publikon sot një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. “Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga”. Materiali do të transmetohet në VOA, sonte në orën 18:00.

PJESË NGA PËRGJIMET

0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në shtator. Këta të tjerët janë në listën e Fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ça do thot ai tashi.

0692876209: E kuptoj…

0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kanë sjell 200 veta..

0692876209: E di vlla

0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…

0692876209: E kuptoj

0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI