Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Ibrahimovic sulmon Ronaldo: "Të shkosh tek Juventus tani, nuk është një sfidë e vërtetë"

Lapsi.al 14 January 2019
Ibrahimovic sulmon Ronaldo: "Të shkosh tek Juventus tani, nuk

Ibrahimovic kundër Cristiano Ronaldo e kjo nuk ndodh për herë të parë. Përplasja në fushë është e paimagjinueshme në këtë moment, duke qenë se suedezi luan në MLS me Los Angeles Galaxy, ndërsa tjetri tek Juventus. Por përsa i përket përplasjeve verbale, Ibra nuk humb kurrë rastin për të fituar vëmendjen në faqet e para të gazetave, në rastin specifik të hollandezëve Voetbal Nieuës.

Sulmi i suedezit është direkt pa bërë lojëra: "Cristiano flet për sfida të reja. Thotë se sipas tij është një sfidë të luash në një skuadër që edhe më parë ishte e aftë të fitonte Serie A. Ndonjë vit më parë, a nuk do të ishte një sfidë të shkoje tek Juventus në Serie B e ta riktheje në A? Ta marrë dreqi, të shkosh tek Juve nuk është një sfidë" përfundoi Ibrahimovic, që në fakt, nuk ishte as vetë një nga ata që pranoi sfidën të shkonte në Serie B me Juventus e ta kthente në elitën e futbollit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI