Flash

“Rama nuk mund të bëhet ministër i Jashtëm. Nuk ia jep Kushtetuta”

Lapsi.al 14 January 2019
“Rama nuk mund të bëhet ministër i Jashtëm. Nuk ia jep

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Fcebook një njoftim i cili i është dërguar nga një konstitucionalist shqiptar që thotë se është konsultuar edhe me një gjerman në lidhje me marrjen e postit të Ministrit të Jashtëm nga ana e

Kryeministrit Edi Rama. Berisha shkruan se kushtetuta shqiptare nuk e lejon një gjë të tillë pasi në asnjë pasazh të saj nuk thuhet se një manovër e tillë mund të kryhet.

“Përshëndetje doktor Berisha mbasi kemi parë Kushtetutën tonë, pika D, ne konsultë me konstitucionalistë gjermanë ata garantojnë se kryeministri nuk mund te jetë edhe ministër. Nuk e parashikon ligji shqiptar”

Neni 102 pika D e Kushtetutës kërkon që detyrat tjera përveç kryeministrit ky i fundit duhet ti ketë të përcaktuara me ligj. Kushtetuta në asnjë nen të saj nuk parashikon se kryeministri mund të jetë edhe ministër i Jashtëm apo i ndonjë ministrie tjetër. Kështu që dekretimi i tij ndalohet nga Kushtetuta” – thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI