Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Tottenham, rast i ri racizmi: ofendohet koreani Son, përleshen tifozët

Lapsi.al 14 January 2019
Tottenham, rast i ri racizmi: ofendohet koreani Son, përleshen tifozët
Një episod i ri racizmi përplaset në Premier League. Në orët e fundit është bërë cështje fyrja raciste e një tifozi të Tottenham ndaj lojtarit të skuadrës së tij, koreanit Son, gjatë ndeshjes së luajtur të dielën kundër Manchester United. Nuk është e zakonshme në fakt, që në fokus të ofezave të jenë lojtarë që luajnë për skuadrën e zemrës të tifozëve ofensivë, për më tepër që ngjarjen e ka sinjalizuar në Tëitter një tjetër tifoz i Tottenham, që ipas tij ka ndërhyrë personalisht për ti dhënë fund episodit të papëlqyeshëm, për shkak të indiferencës së steëard që ishin në shkallët e stadiumit. Tëeet i tifozit, në tribunë bashkë me të birin, ka shpërthyer një cështje të nxehtë tek Tottenham, që ka hapur menjëherë hetim për të vërtetën e ngjarjes. Vetëm tre ditë më parë Policia e Londrës kishte arrestuar tre tifozë në rastin e ndeshjes mes Tottenham e Chelsea për Carabao Cup, për shkak të thyerje të rendit publik me sjellje raciste. Nuk mbaron këtu: në muajin dhjetor një tifoz i Tottenham, prezent në Emirates Stadium, për Arsenal-Tottenham u arrestua se hodhi një lëkurë banane drejt Aubameyang që po festonte golin e shënuar.

Të këshilluara

Video/ Betis vendos barazinë me Canales

Brenda mureve të shtëpisë Real Betis është gjithnjë i fortë dhe po e tregon këtë edhe kundër Real Madrid, në ndeshjen e fundit të javës në La Liga. Sergio Canal...

22:18

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI