Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Video / Gabriel Jesus likuidon Wolves, City -4 pikë nga Liverpool

Lapsi.al 14 January 2019
Video / Gabriel Jesus likuidon Wolves, City -4 pikë nga Liverpool

Manchester City korr fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe shkon në -4 me Liverpool-in kryesues. Qytetarët kanë fituar 3-0 ndaj Wolves.

Ylli i mbrëmjes së skuadrës së Pep Guardiola ishte Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian hapi serinë e golave në minutën e 10' të takimit. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi, ishte lojtari i Wolves, Boly që u detyrua të linte fushën e lojës për shkak të kartonit të kuq të marrë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Bernardo Silva. Një situatë që i shtoi superioritetin City-t. Në mintun e 39', sërish Gabriel Jesus ka shënuar për të tijtë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë në pjesën e dytë ka ardhur edhe një tjetër dhuratë e Wolves, një autogol i Saiss që vulosi në 3-0 shifrat e takimit. Pas 22 javësh kampionat Manchester City renditet i dyti në Premier League me 4 pikë më pak se Liverpool me 57, dhe 5 më shumë se vendi i tretë Tottenham me 48.

https://www.youtube.com/watch?v=wCGs-Km1rUs

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI