Flash

Nipi tregon arsyen e vetëdorëzimit të Balilit: E kam marrë me makinë dhe…

Lapsi.al 15 January 2019
Nipi tregon arsyen e vetëdorëzimit të Balilit: E kam marrë

Rigels Balili, nipi i të shumëkërkuarit Klement Balili dhe njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, ka sqaruar arsyen se përse xhaxhai i tij u dorëzua pikërisht sot.

Në një lidhje telefonike për “Dritare” në News 24, i pyetur nëse është arrestuar apo vetëdorëzuar, ai u shpreh se Klementi është vetëdorëzuar, dhe arsyeja se përse e ka bërë tani, pas dy vitesh në kërkim, ka qenë pasi dosja e tij ishte plotësuar dhe kishin ardhur edhe letërporositë nga Greqia. Ai tha se Balili edhe një vit më parë ishte shprehur se do të dorëzohej para drejtësisë pasi dosja e tij të plotësohej.

“Është vetëdorëzuar, unë kam bërë negociata me drejtorin e policisë bashkë me xhaxhain dhe kemi shkuar në zyrë. Që në datën 10 janar kanë nisën negociatat. Ai është shprehur edhe më parë që kur dosja të kompletohet dhe të shkojë në gjykatë, ai do të dalë para drejtësisë”, - deklaroi ai. I pyetur se ku qëndronte gjithë këto muaj që ishte në kërkim, Rigelsi është shprehur se pyetja i duhet bërë të pandehurit, dhe se ai nuk ka pasur kohë që ta pyeste.

“Unë bashkë me xhaxhain tim kemi folur dhe kemi negociuar. Nuk i ka vënë kushtet policisë Klementi, sepse i vë policia kushtet dhe jo ai, por ai ka bërë kërkesat e tij para se të dorëzohej. Unë e kam marrë në makinë dhe e kam dërguar deri në një vend, diku jashtë Delvine, dhe më pas e ka marrë drejtori i policisë dhe unë nuk jam marrë me asnjë procedurë më tej”, - ka pohuar më tej kryebashkiaku i Delvinës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI