Flash

Partneri i vrau prindërit, vajza: Duhet të isha në vendin tuaj

Lapsi.al 15 January 2019
Partneri i vrau prindërit, vajza: Duhet të isha në vendin tuaj

Nevila Mataj, bashkëjetuesi i së cilës i vrau prindërit ditën e djeshme, shkruan në Facebook: “Nuk mundem te vij. Nuk u shoh dot ne sy. Cfare tu them qe shpetova veten dhe ju vrava ju. Duhet te isha une ne vendin tuaj. Une e futa ate te semure ne jeten tuaj. Cfare do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetem per vete Pse…”.

“Më fal vëlla, më falni të gjithë!” 

Këto dy fraza të publikuara në profilin e saj të “Facebook”-ut, pasi mësoi lajmin për vrasjen e prindërve nga ish-bashkëjetuesi, Nevila Mataj duket se fajëson veten për krimin që ndodhi dje në Tiranë.

Burime nga Policia thanë dje se krimi i rëndë që ndodhi në Unazën e Re, ku u ekzekutuan me armë zjarri Bujar e Xhevahire Mataj, kishte të bënte me mosmarrëveshjet e vazhdueshme të autorit me prindërit e bashkëjetueses së tij.

Këto dyshime, edhe pse jo të thëna drejtpërdrejt, vërtetohen nga ato që shkuan në “Facebook” vajza 37-vjeçare e viktimave. Madje, ajo shprehet se i ka vrarë vetë, duke lënë të kuptohet se për shkak të saj kanë ndodhur mosmarrëveshjet.

“Si ju vrava unë, gjëja ime më e shtrenjtë…”, ka shkruar Nevila, duke i kërkuar fillimisht falje të vëllait e më pas gjithë të tjerëve. Edhe pse pa pëlqimin e prindërve, ajo kishte pasur një bashkëjetesë të gjatë me autorin e krimit, 52-vjeçarin Majlind Lila, i cili në fund kreu edhe vetëvrasje.

Nga lidhja e tyre ka ardhur në jetë një vajzë 5 vjeçe, me të cilën tashmë Nevila jeton e vetme në Suedi. Burime nga Policia thanë dje se çifti kishte udhëtuar bashkë drejt Suedisë disa vite më parë, por prej dy vitesh duket se ata ishin ndarë. Majlindi kishte shkuar të jetonte në Greqi tek i vëllai, nga ku ishte larguar dy ditë para ngjarjes, duke mbërritur në Tiranë.

Të këshilluara

Meta: Rama arrogant, por në takimet me mua...

Në një intervistë për emisionit “Opinion”, Presidenti Meta ka folur për përplasjet e fundit mes tij dhe Kryeministrit Rama lidhur me çështjen e dekretimit të Mi...

23:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI