Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Punësimet partiake, Rama nxjerr ministren e Drejtësisë për të hedhur poshtë investigimin e Zërit të Amerikës

Lapsi.al 15 January 2019
Punësimet partiake, Rama nxjerr ministren e Drejtësisë për

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj hedh poshtë lajmin e publikuar nga Zëri i Amerikës mbi rekrutimin e punonjësve në administratën e burgjeve, duke theksuar se procesi ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik i zhvilluar ndonjëherë në sistemin penitenciar në vend.

Sipas saj, testimi dhe trajnimi i punonjësve të rinj është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Sigurisë.

"Çdo shtetas shqiptar i interesuar i cili plotësonte kërkesat e parashikuara në ligj dhe në aktet nënligjore për rekrutimin në policinë e burgjeve ka patur mundësinë dhe kohën reale për të aplikuar, e thënë kjo edhe në përgënjeshtrim të çdo deklarate të bërë nga selitë e PD-së dhe LSI-së, ditën e djeshme, ku pretendohej se listat e aplikantëve janë listat e partisë. Për fat të mirë tonin dhe për fat të keq të atyre që kanë bërë deklarata të tilla dje, interesimi i qytetarëve shqiptarë ka qenë i lartë dhe këtë e vërteton numri i lartë i atyre, të cilët kanë aplikuar dhe që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në këtë konkurs dhe që janë në total 1385 aplikantë.

Gjithsej në testim u paraqitën 900 aplikantë, dhe u shpallën fitues 336 konkurrentë, prej të cilëve 267 të rekrutuar për herë të parë në sistem dhe 69 të rekrutuar nga radhët e ish-ushtarakëve, punonjësve të Policisë së Shtetit apo punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët ishin një vlerë e shtuar dhe kishin pikë plus nëse do të kishin një eksperiencë të mëparshme, të cilën do ta kishin kryer në Policinë e Shtetit, në ushtri apo në Policinë e Burgjeve", tha ministrja Gjonaj.

Gjonaj thotë se reforma e thellë në sistemin e burgjeve po jep rezultatet e veta, veçanërisht në forcimin e sigurisë së brendshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI