Flash

Alessia Marcuzzi ju kthen përgjigje të gjithë atyre që e kritikuan në lidhje me këmbët

Lapsi.al 16 January 2019
Alessia Marcuzzi ju kthen përgjigje të gjithë atyre që e

Alessia Marcuzzi është një ndër moderatoret më të njohura të ekraneve në Itali dhe së fundmi pritet të fillojë drejtimin e programit të famshëm: “L’Isola dei Famosi” ( Ishulli i të famshmëve).

Por edhe pse tepër e zonja në profesionin e saj, ndjekësit e kanë kritikuar shpesh për këmbët jo perfekte. Këtë herë ajo zgjodhi t’i kundërpërgjigjet atyre dhe madje me ironi.

Duke publikuar një video teksa ecën në korridoret e studiove dhe ku këmbët e saj të gjata të bien në sy menjëherë, Alessia ka thënë këto fjalë:

‘Marcu, mund të kalojë një tren mes këmbëve të tua’. “Kjo ishte një nga frazat më të lezetshme që më thoshin në vitet e shkollës. Kishin të drejtë, e di! Me kohën kam mësuar që nëse e pranon një defekt me lehtësi, mund ta shndërrosh në pikë të fortë… Ose në diçka unike që e ke vetëm ti. Kështu që këmbët e mia janë me të vërtetë shumë të shtrembra dhe s’dua të thuhet e kundërta”, shkruan  Marcuzzi e cila numëron 3.9 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram dhe është një ndër prezantueset ikonë të televizionit italian.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI