Flash

Ministrat e rinj, Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme

Lapsi.al 16 January 2019
Ministrat e rinj, Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 17:00 në një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si dhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrin.

Mbledhja e seancës së Kuvendit vjen pak ditë pas ndryshimeve që ndodhën në kabinetin qeveritar dhe është kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, mbledhja e parë për këtë vit duhet të niste në datën 21 janar.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm. Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit për mbledhjen e seancës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Kryesisë së PS vendosi që të propozonte veten në postin e ministrit të Jashtëm. Ky vendim erdhi pas refuzimit nga Meta të emrit të Gent Cakajt në postin e kryediplomatit.

LISTA ME NDRYSHIMET:

Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj

Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku

Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti

Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini

Ikën Sonila Qato, vjen  Eduard Shalsi

Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi

Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI