Flash

Sot votohen në Kuvend ministrat e rinj. 62 deputetë të opozitës janë regjistruar për të folur. A do të ketë tension?

Lapsi.al 16 January 2019
Sot votohen në Kuvend ministrat e rinj. 62 deputetë të

Sot pasdite Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretet e presidentit Meta për ndryshimet në qeveri. Por në këto dekrete nuk është ai i Edi Ramës si Ministër i Jashtëm. Me sa duket kreu i shtetit do të marrë gjithë kohën që parashikon Kushtetuta për vendosur lidhur me këtë dekret. Në Kuvend do të jetë e pranishme edhe opozita, deputetët e së cilës kanë regjistruar emrat për të folur, ndonëse kjo sipas mazhorancës nuk lejohet pasi është një seancë thjesht për të miratuar dekretet. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë tension apo jo në sallë, në rast se 62 deputetëve të opozitës nuk u jepet e drejta e fjalës.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

I kujt është oxhaku 18 mijë eurosh?

Ditën e sotme, PD i ka drejtuar disa akuza kryeministrit Rama dhe mikut të tij, Adi Dules, në lidhje me oxhakun misterioz, pronësia e të cilit ka mbetur ende en...

15:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI