Flash

Dokumenti/ Qeveria shpërbleu me para komisionerët e vettingut

Lapsi.al 17 January 2019
Dokumenti/ Qeveria shpërbleu me para komisionerët e vettingut

Në këtë vit kur qeveria ka shtrënguar ripin, kur kryeministri i thotë studentëve kaq para kemi, kur për 31 dhjetor pensionistët u ‘qerasën” vetëm me 5 mijë lekë, ata me të cilët Rama është treguar dorëlëshuar, janë njerëzit që po bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të akuzuar shpesh se po shtrëmbërojnë shpesh idenë fillestare të reformës në drejtësi dhe se po i seleksjonojnë gjyqtarët dhe prokurorët sipas kritereve politke, ata duket se kanë kaluar një vit të ri të lumtur.

Kështu, nga një vendim i këshillit të ministrave i botuar në fletoren zyrtare (që shihet më poshtë), kuptohet se Komisionerët e komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit për punën e tyre të shkëlqyer kanë marrë nga një pagë të plotë.

Më interesant bëhet fakti se pagat e tyre janë më të mëdhatë e vendit, i kalojnë 2 mijë eurot duke vërtetuar kështu tezën që mbretëron në qeverisjen e rilindjes: Kush fiton më shumë shpërblehet akoma dhe më shumë.

Por e bukra nuk mbaron këtu. Me 80% të pagës së tyre janë shpërblyej edhe këshilltarët Ligjorë ndërsa me një pagë plus edhe punonjësit e administratës.

Me siguri që gjyqtarët e pavarur të vettingut nuk kanë mbetur të pandjeshëm nga kjo zemërgjerësi e qeverisë Rama.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama merr postin e ministrit të Jashtëm

Edi Rama deklaroi në Tëitter para pak minutash se do të jetë vetë de jure në rolin e ministrit të Jashtëm. Kjo vjen si pasojë e mos çdekretimit të Ditmir Bus...

12:08

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI