Flash

Mesazhi i ministrit të Jashtëm të Holandës për Shqipërinë: Duhet progres i dukshëm dhe konkret

Lapsi.al 17 January 2019
Mesazhi i ministrit të Jashtëm të Holandës për

"Holanda është e angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret", është shprehur ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok.

Kryediplomati holandez ndodhej në Tiranë ditën e sotme për një vizitë zyrtare.

"Ne jemi të angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm  dhe konkret. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë vendeve aspiruese. Është mëse logjike që unë të përdor të njëjtat kritere edhe për shtetet aktuale që aspirojnë për në BE. Jemi shumë të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë që të bëjë progres. Duam që nga secili vend aspirues të arrijmë më tej", tha ai.

Ministri  Holandez ka kërkuar dhe dekurajimin e njerëzve për të emigruar si dhe ka nënvizuar luftën që duhet të vjojë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

"Është e rëndësishme të ruhet fokusi tek konsolidimi i reformave shtesë për tu ruajtur fokusin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhen dekurajuar njerëzit për të emigruar në azil. Orvatjet e tyre do të jenë të pafrytshme. Po punojmë së bashku për të luftuar këtë dukuri".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI