Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Mirë protesta, por cili është fundi?

Lapsi.al 17 January 2019
Mirë protesta, por cili është fundi?
Opozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një aksion madhor: protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës. Basha dhe Kryemadhi u shfaqën dje të irituar pas daljes nga Kuvendi dhe trumpetuan marshimin pa kthim pas, sikur ky të kishte qenë fundi i fjalës së lirë në Shqipëri dhe shkelja më e madhe e qeverisë mëkatare të Rilindjes. Lexo më tej:

Video/ Opozita merr vendimin, Basha: Protesta deri në rrëzimin e Ramës

Por, pavarësisht nga zemërimi i tyre grotesk, askush nuk e mohon se sot ka 1001 arsye për të dalë në rrugë kundër kësaj qeverie. Sot mund të protestosh për rrëzimin e kryeministrit të të pasurve, që pasi u shpërndan atyre parà me letra fallco, u përgjysmon në fund edhe tatimin mbi dividentin. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm të prishë dyqind shtëpi dhe të devijojë Lanën, vetëm për t'i hapër fushë ndërtimi një klienti të tij trafikant. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm t’i lërë studentët të ngujuar në auditorë, vetëm që mos pranojë se reforma e tij në arsim ishte një dështim. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, administaratës të të cilit i ranë pantallonat në tokë përpara Klement Balilit. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, që nuk u ngop me gazetarët vendas, por filloi të quajë edhe ata të VOA, kazan. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që po i ofron shqiptarëve një kabinet me fytyra të pavotuara, njësoj sikur po përzgjedh bahçevanët e shtëpisë së tij në Surrel. Por, sado të drejta të jenë arsyet e mësipërme dhe shumë e shumë të tjera që përligjin daljen në rrugë kundër Edi Ramës, në fund ato përmblidhen në një pyetje fatale: cili është qëllimi? Sipas asaj që kumtuan Basha dhe Kryemadhi, ai është rrëzimi i kryeministrit nga froni. Po a rrëzohet Rama me protesta paqësore? A është e mundshme perspektiva që përsërit në mënyrë kompleksive kreu i PD-së, se ai "nuk do një pushtet që kapërcen mbi kufoma”, por një rotacion që vjen përmes votës? A është e mundshme mposhtja me votë e kryeministrit të të pasurve, i cili tashmë kontrollon miliardat që ndan me oligarkët e vet, ka sofistikuar lidhjet me krimin, ka futur në dorë drejtësinë, shërbimin sekret dhe i fsheh të gjitha këto përmes kapjes të të gjithë pronarëve të mediave të mëdha ? A është e mundur, përshembull, që dikush të imagjinojë një fitore të koalicionit opozitar në Tiranë, ku falë lidhjeve okulte me çiftin Rama- Veliaj po investohen miliarda, pa origjinë, në ndërtim dhe ku të gjithë ata që kanë hedhur paratë do të financojnë vazhdojnë betonimin e këtij binomi? Pra iluzioni se e keqja e Rilindjes zgjidhet me rotacion dhe jo me përmbysje, është një shaka që nuk e beson më askush. PD dhe LSI, nëse do t'i kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do t'a kërkonin zgjidhjen me sharje dhe bërtitje poshtë zyrës së Ramës. Zgjidhja e tyre e vetme do të ishte beteja me tërë sistemin që ka ngritur ai. Dhe në këtë pikë ata e humbën një mundësi të artë. Ata patën frikë të djegin mandatet, pagat, dietat dhe celularët që u siguron karigia e tyre në Kuvend. Ata tani kanë edhe një sfidë tjetër: të mos joshen nga gara farsë e qershorit, ku duan t'i tërheqin si cjapi te kasapi. Ata duhet të dinë t'i thonë jo tundimit për disa tendera ujësjellësash, për disa të punësuar më shumë nëpër bashki dytësore, apo për ruajtjen e disa bastioneve që nuk i prekin asnjë qime pushtetit qëndror. Opozita duhet të dijë të vetësakrifikohet, për t'i kërkuar njerëzve sakrificën e tubimit përreth saj. Përndryshe, kot i shpenzon energjitë, kot i harxhon paratë e autobusëve dhe kot i shpërdoron kaloritë e marshimit në bulevard. Nëse përfundimi i këtij aksioni të shpallur papritmas, pas një beteje të munguar në Kuvend, është kthimi kokulur në atë sallë ku miratohen ligje antikushtetuese dhe ku askush nuk ia vërshëllen zërave opozitarë; nëse ai do të kulmojë në rendjen me brirët ngritur, pas bezes së kuqe të zgjedhjeve, më mirë le të ndalë që tani. Sepse, po vazhduan kështu, jo vetëm që nuk do të arrijnë qëllimin e premtuar për të rrëzuar Ramën, por do t'i shërbejnë atij si fasadë, për të na thënë ne të tjerevë, opozitës shumë më të madhe se ajo zyrtare, se ai del gjithnjë fitimtar, në këtë vend demokratik, me garë dhe kundërshtarë të fortë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kush qe Çani, Edi apo Ariani?

Me të vetmen aftësi reale që i ka mbetur, atë të një aktori të mirë që duhet të nxjerrë në skenë një personazh të ngjizur keq, Edi Rama hodhi një ide të re në p...

16:43

Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të E...

15:58

Ditët e mia mes studentëve

Gjithçka nisi me një v.k.m. e cila, siç ndodh rëndom në një shtet të varfër në kulturë juridike, nuk u mor vesh se kur u miratua, kush e propozoi dhe si ndodhi ...

08:24

Ndryshimet në qeveri, shuplaka e dalë huq

Edi Rama sakrifikoi në mënyrë të pakuptimtë 8 nga 12 ministrat e kabinetit pa arritur të japë asnjë mesazh për publikun dhe sidomos për protestën studentore që ...

14:18

Lamtumira e një miku të Kosovës

Paddy Ashdown në Kosovë 1. “Jam në opozitë”, tha me buzëqeshjen në sy e vetulla të trasha të verdha, “por jam i dërguar nga kryeministri që t’ia jap vlerë...

10:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI