Flash

Operacion në Tiranë me 13 të arrestuar, reagon edhe Rama

Lapsi.al 17 January 2019
Operacion në Tiranë me 13 të arrestuar, reagon edhe Rama

Një operacion i madh është zhvilluar në Tiranë, ku  13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për evazion fiskal.

Për operacioni reagoi edhe kryeministri Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ku theksoi se ulja e taksave synon dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal.

Po ashtu ai pohoi se arrestimi i një dyzine shkëlësish është mesazh i qartë: ‘Mos luani me taksat se ju gjen belaja’. 

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja?”, shkruan Rama.

Firmat e krijuara të këtyre personave lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Raportohet se operacioni është ende në vijim.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Të shtëna armësh pranë QSUT në Tiranë

Të shtëna armësh janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga dy makina në lëvizje pranë QSUT-së. Fatmirësi...

21:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI