Flash

Taksa/ Presioni nga SHBA po përçan qeverinë e Kosovës

Lapsi.al 17 January 2019
Taksa/ Presioni nga SHBA po përçan qeverinë e Kosovës
Qeveria e Kosovës, e përbërë kryesisht nga koalicioni i madh mes PDK së Hashim Thaçit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së Haradinajt, mund të shkojë drejt përplasjes si pasojë e reagimeve ndaj qindfishimit të taksës për produktet serbe. Me sa duket presioni i fortë diplomatik nga Uashingtoni po i jep frytet e tij, për riheqjen e një takse që po bëhet pengesë për dialogun shqiptaro- serb, i cili mund t’i hapë rrugë ndryshimit të kufijve dhe këmbimit të territoreve. Zyrtarë të lartë të PDK-së po ngrenë zërin për suprimimin e taksës së vënë gjithë bujë, madje të mbështetur edhe nga Edi Rama. Mbrëmë, Memli Krasniqi, kreu i grupit parlamentar të PDK-së, tha se “nëse Uashingtoni insiston që me çdo kusht të hiqet taksa, atëherë kjo duhet të shqyrtohet”. Lexo më tej: Çfarë përmban kërcënimi amerikan? Por, pak më shumë se një muaj më parë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, thoshte se i ka dhënë përkrahje të plotë Ramush Haradinajt për vendosjen e taksës ndaj Serbisë, kujton sot Gazeta Express. Madje kjo media ka ripublikuar edhe një video ku Veseli pretendonte se taksa 100 për qind kishte qenë ide tij. “Çëshja nuk ka qenë se si të ngrihet taksa, por si të mos hiqet taksa. Kjo është ajo çfarë kam biseduar me kryeministrin, se si të jemi seriozë që kur të ngrihet taksa, të mos hiqet më”, citohet deklarata e Veselit. Pas kësaj përplasjeje, që u nxit nga kërkesa ultimative e SHBA, fshihet në fakt një lojë e fortë diplomatike. Shumë kush në Prishtinë pretendon se pas vendimit të Haradinajt, që kishte nota patriotike dhe ndezi gjakrat e të gjithë atdhetarëve, qëndronte Berlini zyrtar, i cili kërkon me çdo kusht mosrealizimin e një marrëveshje Thaçi- Vuçiç, e cila do të hapte kutinë e Pandorës së shteteve etnike në Ballkanin Perëndimor. Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj për ndryshimin e kufinjve të Kosovës Por, me sa duket linja Putin- Vuçiç- Thaçi, që ka arritur të sigurojë një lobim të fuqishëm në Uashington, synon të arrijë të kundërtën: përmbylljen e një marrëveshjeje me shkëmbim territoresh. Pikërisht këto dy linja, njëra që përfaqëson PDK e Thaçit dhe tjetra atë të Haradinajt, që në këtë rast përkrahet edhe nga opozita e LDK-së dhe Vetëvendosjes, po përplasen në qeverinë e koalicionit në Prishtinë. Në varësi të faktit se cili do të fitojë, do të varet edhe e ardhmja e qeverisë. Nëse taksa vazhdon të mbahet edhe me mbështetjen e Tiranës zyrtare, që e ka çertifikuar atë me deklaratat e kryeministrit, kërcënimet amerikane nuk do të jenë më shaka.

Fortuna që Rama shkaktoi në Pejë/ Për çfarë u akuzua në shtypin e Kosovës?

Por nga ana tjetër, nëse kryeministri Haradinaj tërhiqet nga ajo, ai nuk do të kishte më kuptim të qëndronte në krye të qeverisë pa masën e tij më popullore deri më sot. Nëse do ta bënte, ai do të mbetej një shef qeverie kukull, të cilin askush nuk do ta merrte më seriozisht. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama merr postin e ministrit të Jashtëm

Edi Rama deklaroi në Tëitter para pak minutash se do të jetë vetë de jure në rolin e ministrit të Jashtëm. Kjo vjen si pasojë e mos çdekretimit të Ditmir Bus...

12:08

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI