Flash

Khelaifi diktatorial: Rabiot nuk rinovon? Shko luaj me rezervat...

Lapsi.al 18 January 2019
Khelaifi diktatorial: Rabiot nuk rinovon? Shko luaj me rezervat...

Krahu i hekurt mes Adrien Rabiot e Paris Saint Germain vazhdon. Mesfushori nuk dëshiron të rinovojë kontratën, që përfundon në qershor, ka thyer mardhëniet me shoqërinë, duke i dhënë fjalën Barcelonës, një zgjedhje që e ka bezdisur shumë presidentin Al-Khelaifi e që po influencon këto muajt e fundit parisienë të lojtarit. Rabiot përpara u përjashtua nga turi në Qatar e tani duhet të stërvitet me rezervat.

"Duhet ta përgatis skuadrën dhe ajo do të jetë pa Adrien. Respektoj vendimin e klubit" ka thënë trajneri i Psg, Thomas Tuchel, që nesër do të përballet me Guingamp në Parc de Prince. Tekniku të shtunën e kaluar kishte konfirmuar që lojtari do ti bashkohej skuadrës në Doha, por pastaj nuk e grumbulloi "për motive familjare". Rabiot qendroi të stërvitrej në Paris, por nga sot ka përfunduar tek rezervat: raporti mes klubit e mesfushorit është gjithnjë e më konfliktual.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI